Dy opsione në tavolinë për Rakitic – kroati drejt Serie A?

Ivan Rakitic duket se nuk do ta ketë të gjatë rrugëtimin me Barcelonën.

Sport

15/10/2019 17:16

Rakitic pritet të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së dimrit, në muajin janar.

Mesfushori kroat nuk ka pasur hapësirat e duhura gjatë këtij fillim sezoni me Barcelonën, duke bërë që të lindin pakënaqësi tek ai.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve dhe Inter janë dy destinacionet e mundshme për Rakitic, në janar, transmeton lajmi.net.

Çmimi i Rakitic mund të pësojë rënie drastike, dhe kartoni i lojtarit besohet se mund të sigurohet me vetëm 35 milionë euro.

Gjasat janë të mëdha që Rakitic të largohet nga Barcelona gjatë muajit janar. /Lajmi.net/