Dy ndeshjet vendimtare, si mund të kualifikohet Kosova në Euro 2020?

Fitorja ndaj Malit të Zi (2-0) i ka mbajtur gjallë shpresat për Kosovën që të prejë biletën për Kampionatin Evropian 2020 përmes kualifikuesve të rregullta.

Sport

13/11/2019 14:12

Në Grupin A, Anglia prin me 15 pikë kurse e dyta renditet Çekia me 12 pikë, një më shumë se Kosova që ka pozitën e tretë. Mali i Zi dhe Bullgaria tashmë janë outsajdere të grupit.

Skuadra e Bernard Challandes takohet nesër me rivalin direkt të grupit Çekinë, në Plzen me ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Lajmi.net ua përcjell variantet se si ‘Dardanët’ mund të kualifikohen në Euro 2020 përmes kualifikimeve të rregullta:

• Të mposhtë Çekinë dhe Anglinë
• Të barazojë me Çekinë dhe të fitojë ndaj Anglisë, kurse Bullgaria ta mposhtë Çekinë apo të barazojë
• Të fitojë kundër Çekisë dhe të barazojë ndaj Anglisë
• Të barazojë ndaj Çekisë dhe Anglisë, në anën tjetër Bullgaria ta mposhtë Çekinë në xhiron e fundit
• Anglia të barazojë ndaj Malit të Zi dhe të humb ndaj Kosovës, në anën tjetër Kosova ta mposhtë Çekinë [dhe Anglinë]
• Kosova ta mposhtë Çekinë dhe të humbasë ndaj Anglisë, por në anën tjetër Çekia të barazojë apo të humb ndaj Bullgarisë

Matematika negative:

✖️Të humbasë ndaj Çekisë

Si qëndron situata për Kombëtaret e tjera në Grupin A?

• Anglia do të kualifikohet me barazim kundër Malit të Zi, ose nëse Kosova humb kundër Çekisë; e ka një vend të garantuar në play-offs nëse është e nevojshme, si fitues i Grupit A4 të Ligës së Kombeve.

• Republika Çeke do të kualifikohet nëse fiton kundër Kosovës.

• Mali i Zi nuk mund të kualifikohet më në Kampionatin Evropian.

• Bullgaria nuk mund të kualifikohet më në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve; për momentin e ka një vend në play-offs kualifikues. /Lajmi.net/