Dy ndeshje interesante luhen në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje ditën e shtunë (sot).

Sport
Elita e futbollit kosovar këtë mesjavë po zhvillon xhiron e parë pas vendimit për vazhdimin e sezonit, i cili ishte pezulluar pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Të premten u zhvillua një ndeshje, me KF Llapin që mposhti 3:1 KF Dukagjinin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, shkruan lajmi.net.
Sot në orar janë dy ndeshje, me Dritën që pret Flamurtarin dhe Feronikelin që luan me Vushtrrinë.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00./Lajmi.net/