Dy mundësi për formimin e qeverisë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se për formimin e qeverisë janë dy opsione, partia e cila për momentin është në detyrë, pra PDK, dhe grupi i partive opozitare, LDK-AAK-Nisma. Sipas tij, zgjedhjet do ta qonin vendin në një hendek më të thellë.

Lajme
Haziri ka thënë se nuk sheh mes në dy opsionet e përmendura për formimin e qeverisë.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Haziri ka thënë se është koha për zgjuarsi politike dhe jo për zgjedhje kryetarësh nëpërmjet zarfeve.
“Ose do të ketë një qeveri që formohet nga kjo parti që është sot. Ose një parti nga koalicioni që është bërë me 9 qershor. Nuk shoh mes. Zgjedhjet nuk janë alternative. Zgjedhjet kanë mundësi ta thellojnë hendekun dhe ndarjen”.
“Ka pasur inicime për zarfin e famshëm, në këtë rast nuk ka tendenca të tilla. Përvoja e zarfit është nënvizuar si përvojë e keqe e që s’bën të përsëritet më”.
“Sot askush më nuk flet për zarfe e modalitete të tjera, flet vetëm për zgjuarsi politike për t’i dhënë vendit zgjidhje të drejtë dhe të pranueshme”, tha Haziri.