Dy milionë euro për komisionarë e vëzhgues

KQZ më 8 qershor do t’i angazhojë mbi 17 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve, ndërsa numri i vëzhguesve të partive politike dhe OJQ-ve do të arrijë në 32 mijë.

Lajme

27/05/2014 09:29

Monitorimi i zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit do t’i kushtojë mbi dy milionë euro buxhetit të Kosovës, shkruan “Zëri”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’i angazhojë mbi 17 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve, aq sa kanë qenë të angazhuar edhe në zgjedhjet e vitit 2010, ku pagesa mesatare për secilin prej tyre është rreth 35 euro, përkatësisht nga 18 euro deri në 58.5 euro.

Përpos kësaj, numri i vëzhguesve në nivel të Kosovës do ta kalojë shifrën prej 32 mijë, ku përfshihen edhe vëzhguesit e partive politike.

Prej tyre, mbi 26 mijë kanë qenë të angazhuar nga partitë politike, 5 mijë vëzhgues të organizatave joqeveritare, 493 nga organizatat ndërkombëtare dhe 350 përfaqësues nga ambasadat e huaja në vend, shkruan “Zëri”.