Dy largime të mëdha nga PSG

16:59 | 9 Tetor 2019

Edinson Cavani dhe Thiago Silva mund të largohen falas nga PSG këtë verë.

ESPN raporton se dyshja e PSG-së, Edinson Cavani dhe Thiago Silva, mund të largohet nga skuadra kryeqytetase, përcjell lajmi.net.

Të dy këta, kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës së tyre me PSG, dhe ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre.

E ardhmja e Silvas është në errësirë totale, teksa Cavani ende ka shpresa për një marrëveshje të re.

Uruguaiani shumë lehtë edhe mund të rikthehet në Serie A, nëse dështon arritja e një marrëveshje të re me PSG-në./Lajmi.net/