Dy kullat e Notre Dame tani janë të sigurta, një zjarrfikës është lënduar rëndë

Të dy kullat e katedrales Notre Dame tani janë të sigurta.

Bota

15/04/2019 23:24

CNN raporton se zjarri në Notre Dame ka filluar të lokalizohet, përcjell lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez.

“Zjarri tani është më i dobët. Jemi afër lokalizimit të tij, të dy kullat janë të sigurta. Ne ende po punojmë për ta shpëtuar artin brenda saj”, ka thënë Nunez.

Po ashtu, raportohet se një zjarrfikës është lënduar rëndë. Ndërsa dy të tretat e kulmit të katedrales janë shkatërruar. /Lajmi.net/