Dy klube angleze pas Ramosit

Dy klube të njohura nga Premierliga janë të gatshme t’i shpenzojnë milionat, për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit spanjoll, respektivisht vëllai i tij, Rene Ramos. Mirëpo, duket se ish futbollisti i Sevillas nuk e ka ndërmend të lëviz nga kryeqyteti spanjoll, pasi ka kontatë me…

Sport

09/03/2014 16:35

Dy klube të njohura nga Premierliga janë të gatshme t’i shpenzojnë milionat, për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit spanjoll, respektivisht vëllai i tij, Rene Ramos. Mirëpo, duket se ish futbollisti i Sevillas nuk e ka ndërmend të lëviz nga kryeqyteti spanjoll, pasi ka kontatë me ‘Los Blancos’ edhe dy vjet e gjysmë, ndërsa synon të vazhdojë me Merengues deri në fund të karrierës.

“Përkundër respektit ndaj klubit, vetëm mund të them se kemi marrë dy oferta nga Anglia. Ato janë propozime enorme në aspektin ekonomik, por ne jemi në klubin ku duam të jemi. Në më të mirin në botë”, deklaroi vëllai i futbollistit për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Kështu që, më duhet t’ju them: faleminderit shumë për interesimin tuaj, por JO. Për momentin, ideja për ta lënë Real Madridin nuk është në mendjen e Sergios”, përfundoi menaxheri spanjoll.

Reali gjendet në krye të La Ligas me pikë të njëjta me Atletico Madridin, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.