Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra kosovare. Rasti është raportuar rreth orës 15:10. Sipas policisë, të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e marra. Ndërkohë, me autorizim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje deri në vazhdimin e…
Lajme
Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra kosovare. Rasti është raportuar rreth orës 15:10.
Sipas policisë, të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e marra.
Ndërkohë, me autorizim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje deri në vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
“Prishtinë / 07.12.2025 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.