Dy goditjet e radhës të Liverpoolit

Liverpooli pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të verës. Reds mund ta humbin sulmuesin kryesor, Luis Suarez, por pritet ta transferojnë dyshen Origi-Markovic, për ta synuar titullin në Premierligë.

Sport

07/07/2014 10:55

Liverpooli i ka përvjelë mëngët dhe po mendon të përforcohet për sezonin e ardhshëm. Reds sipas të gjitha gjasave do ta humbin sulmuesin kryesor, Luis Suarez, i cili pritet të transferohet në Barcelonë, por po mendojnë qysh tash për lojtarët që do të zbarkojnë në Anfield Road.

Sipas BBC, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e sulmuesit belg, Divock Origi, i cili do t’i kushtojë 10 milionë funte.

Ndërkohë, Reds janë në bisedime të avancuara për ta transferuar mesfushorin ofanziv serb, Lazar Markovic nga Benfica, i cili do t’i kushtojë rreth 25 milionë funte.

Mendoni se me këto përforcime, Merseyside do të jetë kandidat për ta fituar titullin në Premierligë sezonin e ardhshëm?