Dy gjigantët evropianë vazhdojnë garën për Mandzukic

Manchester United dhe Borussia Dortmund janë duke garuar për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sport

19/11/2019 16:43

Mandzukic është duke u munduar të largohet nga Torino në afatin dimëror.

Sipas mediave angleze Manchester United është klub që po shfaq më së shumti interesim për kroatin.

Mirëpo edhe Dortmund janë duke shfaqur gjithashtu interesim për lojtarin, pasi ka shumë eksperiencë dhe mund t’iu ndihmoj lojtarëve të tjerë.

Mandzukic nuk ka luajtur për “Zonjën e Vjetër” këtë sezon dhe 33-vjeçari ka deklaruar se dëshiron një kontratë njëvjeçare me cilin do klub që i bashkohet. /Lajmi.net/