Dy fytyrat e Barcelonës: Jofunksionale si mysafire, ‘vdekjeprurëse’ në shtëpi

Me pesë ndeshje të luajtura në La Liga këtë sezon, Barcelona ka impresionuar me paraqitjet e tyre në ‘Camp Nou’, por nuk kanë arritur ta bëjnë këtë në ndeshjet si mysafire.

Sport

21/09/2019 23:01

Në ndeshjen hapëse të ligës kundër Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde vendosi Carles Alena, Frenkie de Jong dhe Sergi Roberto në mesfushë dhe ‘Blaugranët’ dukeshin të shkëputur gjatë gjithë ndeshjes, deri në golin fitues të Aritz Aduriz.

Një javë më vonë, Real Betis vizitoi Barcelonën, i cili pa Antoine Griezmann duke shënuar golin e tij të parë me ekipin e tij të ri dhe produktet e akademisë si Carles Perez dhe Ansu Fati duke qenë në qendër të vëmendjes, përcjell lajmi.net.

Në vazhdim ishte Osasuna e sapo promovuar në kampionatin spanjoll, ku skuadra e Valverde vuajti edhe një herë dhe barazoi 2-2 megjithë golin e parë të Fati me klubin.

16-vjeçari ishte personazhi kryesor edhe një herë në ndeshjen kundër Valencias, pasi shënoi golin e parë të skuadrës së tij dhe asistoi të dytin për De Jong.

Por pas kësaj, Barcën e priten dy ndeshje në udhëtim, ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve dhe Granadan në La Liga.

Ndodhi ajo që pritej: ‘Blaugranasit’ shpëtuan me barazim falë porterit Ter Stegen në përballjen ndaj ekipit gjerman, derisa sot pësuan humbje 2-0 nga Granada në udhëtim.

Problemet e ndeshjeve mysafire për Barcelonën janë të konfirmuara, por a do të zgjidhen ato? Mbetet të shihet gjatë këtyre ditëve. /Lajmi.net/