Dy futbollistët e Realit që kërkojnë shkarkimin e Benitezit
Mbrojtësi Sergio Ramos dhe mesfushori James Rodriguez kërkojnë shkarkimin e Rafael Benitezit nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Sport
Dy futbollistë të Real Madridit kërkojnë shkarkimin e trajnerit Rafael Benitez.
Mbrojtësi Sergio Ramos dhe mesfushori ofanziv James Rodriguez janë kundër strategut të ri të “Los Blancos”, i emëruar në detyrë para fillimit të këtij sezoni si pasardhës i Carlo Ancelottit, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.
Por, dy të tjerë janë hapur në mbështetje të tij, Toni Kroos e Luka Modric.
Kjo ndarje mes futbollistëve raportohet se është duke krijuar probleme në zhveshtoren e Real Madridit.