Dy fluturime sot në nisje nga Prishtina

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njoftoi se për sot janë planifikuar dy fluturime në nisje nga Prishtina.

Lajme

01/04/2020 08:08

Fluturimet që do të operohen me udhëtarë vetëm në shkuarje janë drejt Malmos si dhe drejt Cyrihut.

Aeroporti ka kërkuar që për bileta dhe ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, udhëtarët të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

Po ashtu, gjatë kësaj jave janë planifikuar edhe disa udhëtime të tjera në nisje. /Lajmi.net/