Dy ditë pasi u kritikua nga vëllai i ish-luftëtarit Qerim Kelmendi, Kurti shkon për homazhe tek familja e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qëndruar për homazhe në familjen e ish-luftëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendi, i cili u vra këtë javë. Vetëm dy ditë më parë, vëllai i të ndjerit e kishte akuzuar kryeministrin Kurti pse nuk po shpallë ditë zie në vend.
Lajme
Kryeministri nga atje, tha se Qerimi do të mbetet përherë një kujtimin tonë si luftëtar i liris, e liria nuk vritet.
“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”, ishin fjalët e Kurtit.
Mirëpo Kurti dy ditë më parë u kritikua shumë nga vëllai i të ndjerit, i cili tha se në Kosovë duhej të shpallej ditë zie.
Kujtojmë se Qerim Kelmendi dyshohet se u vra dhe më pas u dogj në veturën e tij, teksa rrethanat e tjera rreth rastit mbeten ende të paditura.