Dy ditë pas armëpushimit me Izraelin, ministri iranian me vizitë zyrtare në Kinë

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh, ka mbërritur në Kinë për një vizitë dyditore. Nasirzadeh u prit nga zyrtarët kinezë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. “Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një grupim rajonal i sigurisë i drejtuar nga Pekini…

Bota

25/06/2025 23:56

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Aziz Nasirzadeh, ka mbërritur në Kinë për një vizitë dyditore.

Nasirzadeh u prit nga zyrtarët kinezë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

“Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një grupim rajonal i sigurisë i drejtuar nga Pekini dhe Moska që përveç Kinës dhe Rusisë përfshin Indinë, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Pakistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Bjellorusinë”, shkruan CNN.

Vizita e Nasirzadeh vjen pak pas njoftimit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.