Dy ditë para ndeshjes me Andorrën, FFK-ja ka një thirrje për tifozët

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë thirrje për mbështetje të madhe ndaj Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Andorrës. Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Shtëpia e futbollit kosovar ka kërkuar…

Sport

26/03/2023 18:22

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë thirrje për mbështetje të madhe ndaj Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Andorrës.

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Shtëpia e futbollit kosovar ka kërkuar nga tifozët e Kombëtares të pajisen me biletë dhe të përkrahin futbollistët “dardanë” për këtë takim të rëndësishëm.

“Dardanët rikthehen në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Andorrën, me të vetmin qëllim – fitoren. Ata kanë nevojë për mbështetjen e gjithsecilit prej nesh në rrugën drejt Euro 2024. T’i mbështesim fuqishëm Dardanët tanë” – thuhet në postimin e FFK-së.

Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje tash e një kohë.

Ndryshe, për t’u pajisur me biletë për takimin kundër Andorrës klikoni KËTU./Lajmi.net/