Dy ditë para masakrës, terroristi i San Bernadino ushtroi se si ta kryente sulmin masiv (Video)

Detajet të tjera janë publikuar online të asaj se si terroristi i San Bernardino Syed Rizwan Farook ishte përgatitur për të kryer vrasjen masive duke përfshirë edhe pamjet shqetësuese që tregojnë atë duke praktikuar me një pushkë për të vrarë në një distancë të afërt.

Bota

08/12/2016 21:33

Videoja nga kamerat e sigurisë të marra vetëm nga DailyMail.com tregon terroristin  28-vjeçar në Gun Range Magnum në Riverside, vetëm dy ditë para masakrës së dhjetorit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Në një skenë drithëruese, të regjistruar më 30 nëntor, Farook shihet në pamje teksa përdorë pushkë ndërsa një tjetër tregon atë duke inspektuar një objektiv në formë të njeriut të pasur me vrima plumbash.

Farook dhe gruaja e tij vdiqën  gjatë një përleshje me policinë. Ai la të vdekur 14 persona  në San Bernardino të Kalifornisë. /Lajmi.net/