Dy derbi në FA Cup
Manchester City do të luajë me Chelsean kurse Arsenali është nikoqir i Liverpoolit në rrethin e pestë në FA Cup. Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez do të takohet me një prej ish skuadrave të tij, Swansea, kurse Sunderland do të presë Southamptonit në ballafaqimin tjetër mes skuadrave nga Premierliga. Cardiff është vendas kundër kampionit në…

Sport
Manchester City do të luajë me Chelsean kurse Arsenali është nikoqir i Liverpoolit në rrethin e pestë në FA Cup.
Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez do të takohet me një prej ish skuadrave të tij, Swansea, kurse Sunderland do të presë Southamptonit në ballafaqimin tjetër mes skuadrave nga Premierliga.
Cardiff është vendas kundër kampionit në fuqi Wiganit, Hull City do të udhëtojë tek Brighton ndërsa Sheffield Wednesday pret rivalin nga Championship, Charlton.
Ndeshjet do të zhvillohen në fundjavën e 15-16 shkurtit. Por, dy duelet që veqohen nga gjithë të tjerat është ballafaqimi mes katër favoritëve për trofe, Man City – Chelsea, dhe Arsenal – Liverpool.
Çiftet e xhiros së pestë:
Manchester City – Chelsea
Sheffield United ose Fulham kundër Nottingham Forest ose Preston North End
Arsenal – Liverpool
Brighton & Hove Albion – Hull City
Cardiff City – Wigan Athletic
Sheffield Wednesday – Charlton Athletic
Sunderland – Southampton
Everton – Swansea City