“Dy dekada pasi e çliruam e kemi në grup”

Janë bërë të ditura edhe grupet për kualifikimet e EURO 2020, pas tërheqjes së shortit në Dublin të Irlandës.

Sport

02/12/2018 14:12

Në këto kualifikime, Kosova do të luaj për herë të parë dhe është shortuar në grupin A.

Në këtë grup luajnë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria, shkruan lajmi.net.

Interesant ishte reagimi i gazetarit anglez Rob Harris, i cili në rrjetin social “Twitter” komentoi shortimin  me Kosovën.

“Kosova në grupin e Anglisë për EURO 2020 – Dy dekada pasi Britania luajti rol të madh në luftën për ta “dëbuar” Beogradin nga Kosova” ka shkruar Harris.

Shpresojmë që “Dardanët” të kalojnë me sukses grupin i cili nuk duket edhe aq i vështirë në letër. /Lajmi.net/