Dy armiqtë e NATO-s, IS dhe Rusia

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka kërkuar nga anëtarët e Aleancës që të qëndrojnë bashkë për t’i luftuar kërcënimet ndaj sigurisë që vijnë prej Rusisë dhe militantëve islamikë (IS).

Bota

15/09/2014 17:35

Rasmussen në fjalimin e tij lamtumirës, të hënën në Bruksel, tha se Aleanca duhet të qëndrojë e fortë si ‘forcë për liri’ dhe çdo herë e gatshme për të përdorur forcat ushtarake.

sipas fjalëve të tij, Rusia ka shkelur të gjitha rregullat e marrëveshjes, të cilat e mbajnë Evropën në paqe që nga periudha e Luftës së Ftohtë, raporton REL.

Ai ka përmendur edhe përfshirjen ruse në konfliktin në Ukrainë.

Rasmussen, të cilit mandati pesëvjeçar i udhëheqjes politike të NATO-s i kalon më 30 shtator, ka thënë se ‘historia mëson se qetësia nuk të dërgon paqe’, përkundrazi i ‘nxit’ tiranët.

Ai ka shtuar se anëtarët e NATO-s duhet të kuptojnë se sfidat e reja të sigurisë vijnë nga Rusia dhe militantët islamikë (IS) dhe se ato mund të zgjasin me vite.