Dy aktiviste nga Kosova vlerësohen nga Komisioni Evropian

Është mbajtur edicioni i tretë i “Çmimit të Romëve për Integrim” i Komisionit Evropian në Bruksel.

Lajme

12/07/2019 20:51

Në këtë organizim u zgjodhën gjithsej 14 fituese, ndërsa dy prej tyre ishin nga Kosova: aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.

“Është privilegj për mua që të punoj për komunitetin tim, fëmijët dhe gratë rome kanë nevojë që dikush të jetë zëri i tyre”, është shprehur Kendiza Lala.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se të dyja aktivistet kanë kontribuar në arritje dhe ndryshime të mëdha në komunitete, ndërsa u shpërblyen nga Komisioni Evropian.

Gjersa edhe ministrja ka shkruar se shembulli i këtyre vajzave është frymëzim për të gjithë ne në rrugën drejt një shoqërie të barabartë.