Dy aksidente trafiku me motoçiklistë të lënduar brenda pak minutave në Prishtinë

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në Prishtinë, në të dyja të përfshirë ishin edhe motoçiklistë. Në aksidentin e parë që ndodhi rreth orës 12:15 në rrugën “Fahri Fazliu” u përfshi një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar motoçiklisti. Në aksidentin e dytë të ndodhur rreth orës 12:20 në rrugën…

Lajme

18/06/2024 13:54

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në Prishtinë, në të dyja të përfshirë ishin edhe motoçiklistë.

Në aksidentin e parë që ndodhi rreth orës 12:15 në rrugën “Fahri Fazliu” u përfshi një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar motoçiklisti.

Në aksidentin e dytë të ndodhur rreth orës 12:20 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë të përfshirë ishin një veturë në lëvizje dhe një motoçikletë, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti.

“Personat e lënduar të të dyja aksidenteve janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastet po merret njësiti i trafikut”, u tha për lajmi.net nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës./Lajmi.net/