Dy aeroplanë rusë me 100 trupa aterojnë në Venezuelë

Dy aeroplanë rusë ateruan në aeroportin kryesor të Venezuelës të shtunën.

Bota

24/03/2019 19:55

Në aeroplan ishte një zyrtar i mbrojtjes ruse dhe gati 100 trupa, sipas një gazetari vendas, njofton Klan Kosova.

Kjo ndodh përgjatë forcimit të lidhjeve mes Karakas dhe Moskës.

Një faqe interneti që përcjell fluturimet tregoi se dy aeroplanë u larguan nga një aeroport ushtarak rus për në Caracas të premten dhe një tjetër faqe interneti t tregoi se një aeroplane la Caracasin të dielën, shkruan Reuters.

Raporti vjen pas tre muajsh që dy shtetet mbajtën manovra ushtarake në territorin venezuelas, të cilat presidenti Nicolas Maduro i ka quajtur provë e fuqizimit të raporteve, por të cilat Uashingtoni i ka kritikuar si depërtim rus në rajon.

Gazetari Javier Mayorca ka shkruar në “Twitter” se aeroplani i parë ishte me Vasily Tonkoshkurovin, shefin e shtabit të forcave këmbësore dhe se i dyti ishte aeroplan transportues që bartte 35 tonë pajisje.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se përse aeroplanët kishin ardhur në Venezuelë.