Dusseldorf – Werder Bremen, Rashica nga minuta e parë

Werder Bremen do ta nis rrugëtimin e mbetjes në elitë përballë Dusseldorf, në kuadër të javës së 18-të.

Sport

18/01/2020 14:27

Takimi pritet të jetë deçiziv, pasi të dyja skuadrat gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.

Në këtë takim padyshim nuk mund të mungojë lojtari më në formë i mysafirëve, Milot Rashica i cili luan nga minuta e parë.

Ylli kosovar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asiste në pjesën e parë të sezonit.

Formën e mirë ylli vushtrrias pritet ta vazhdojë edhe në takimin e sotëm që fillon nga ora 15:30. /Lajmi.net/