Dushan Janjiq: Secila viktimë në protestë do t’i faturohej Vuçiqit, e ka futur vetën në skenarin e Çausheskut

Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar protestat masive antiqeveritare në Serbi. Sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian. “Secila viktimë me automatizëm i faturohet Vuçiqit dhe këtë ai e di”, ka thënë Janjiq. “Ai aktualisht është duke e aplikuar një teknologji të ashtuquajtur të kalasë së…

Lajme

15/03/2025 20:06

Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar protestat masive antiqeveritare në Serbi. Sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.

“Secila viktimë me automatizëm i faturohet Vuçiqit dhe këtë ai e di”, ka thënë Janjiq.

“Ai aktualisht është duke e aplikuar një teknologji të ashtuquajtur të kalasë së mbyllur. Është e qartë se protestat qytetare dhe të studentëve ia kanë hapur masës rrugën, i kanë thyer çelësat e kalasë.

Ai nuk ka vizion se si të dalë nga kjo situatë” thotë Janjiq.

Tutje, Janjiq ka thënë se Vuçiq ndodhet në një situatë të ngjashme me diktatorin rumun Nikola Çaushesku.

“Kjo i ngjan një skenari të Çausheskut(diktatori rumun që ishte rrëzuar dhe ekzekutuar në revolucionin e vitit 1989), vetë e ka futur vetën në këtë skenar. Kur ka ardhur në pushtet ai i ka përdorur turmat, demonstruesit, në këtë shesh e ka mbajtur mitingun e famshëm” ka theksuar Janjiq.

“Vlerësimet joformale thonë se ka 400-500 mijë njerëz në protestat në Beograd”, thotë Dushan Janjiq.