Durrës: Vritet me armë zjarri 38 vjeçari
Një 38 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. Bëhet fjalë për Fatjon Dervishi, 38 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 38-vjeçarit. Pas gjuajtjes me armë zjarri mësohet se Fatjon Dervishi u transportua menjëherë në spital për…

Lajme
Një 38 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Bëhet fjalë për Fatjon Dervishi, 38 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 38-vjeçarit.
Pas gjuajtjes me armë zjarri mësohet se Fatjon Dervishi u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, raporton Topchanel.
Lidhur me këtë rast Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./Lajmi.net/