Mban 15 vjeçaren një javë në shtëpi dhe kryen marrëdhënie seksuale

Policia arrestoi 41 vjeçarin Martin Haxhija, banor i Durrëst, pasi ka mbajtur një javë në shtëpinë e tij një vajzë 15 vjeçare.

Lajme

15/04/2016 11:23

Sipas policisë, e mitura u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale pas presionit të 41 vjeçarit, që e detyroi të bashkëjetonte. Martin Haxhija ishte shpallur në kërkim që në datën 5 prill, nga policia e Lezhës.

Ai akuzohet për veprat penale ”Marëdhënie seksuale ose homoseksulae me të mitur” dhe ”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”, të parashikuara në nenet 100 dhe 130 të Kodit Penal.

“Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale” njoftoi policia.