Duro: Goli i dytë ishte pozitë jashtë loje, vendimet e gjyqtarëve ndikojnë në ndeshje

Drenica arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Feronikeli duke fituar me rezultat 1 – 3.

Sport

25/02/2021 15:11

Me këtë fitore, Drenica është vetëm një pikë larg ikjes nga zona e rrezikshme, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro tha se goli i dytë i Drenicës ishte në pozitë jashtë loje.

“Kartoni i kuq që morëm dhe goli më pas i dhanë një tjetër rrjedhë ndeshjes. Mendoj se goli i dytë i Drenicës ishte në pozicion jashtë loje, nuk dua të merrem me gjyqtarët por vendimet e tyre janë statistika që ndikojnë në ndeshje” u shpreh ai pas ndeshjes për Art Motion./Lajmi.net/