Duro: Ballkani e meritoi fitoren, kemi kohë për t’u përmirësuar

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka pranuar se Ballkani ishte skuadër më e mirë në ndeshje.

Sport

21/02/2021 16:22

Feronikeli u mposht në udhëtim te “Xhebrailat” me rezultat minimal 1 – 0, gol i realizuar nga Mirlind Daku, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Duro tha se Ballkani e meritoi fitoren dhe që Feronikeli ka ende kohë që të përmirësohet.

“Ballkani e meritoi fitoren, pasi që insistoi shumë për ta arritur atë dhe kur një skuadër na mposht në këtë mënyrë unë jam i pari që i zgjas dorën dh mendoj se Ballkani është njëra nga skuadrat më të forta me të cilat jemi përballur deri më tani”.

“Duhet theksoj se kjo është mënyra e vetëm se si futbolli kosovar duhet të përparoje, do të thotë janë këto ndeshje. Pjesa tjetër ti lënë llafet nëpër shtëpi, apo kafene dhe të flasin më mirë për futboll”.

“Ne patëm shumë raste për të shënuar dhe sikur ta bënim një gjë të tillë ne do ta dërgonim ndeshjen atje ku ne dëshironim. Pranuam një gol në fundin e ndeshjes, e cila ndoshta dhemb më shumë, por kemi ende për t’u përmirësuar”, përfundoi Duro për ArtSport.

Në renditjen momentale, Feronikeli zë pozitën e gjashtë me 24 pikë të tubuara./Lajmi.net/