Durmishi: Po e bëjmë testimin e stabilitetit të Urës së Ibrit, brenda dy-tri ditëve e kemi raportin a është stabile apo jo

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka qëndruar sot në Mitrovicë ku po bëhet testimi i stabilitetit të Urës së Ibrit. Ai ka thënë se ky testim do të përfundoj sot ndërsa raporti se a është stabile apo jo ura për qarkullimin e automjeteve do të jetë gati pas 2-3 ditësh. “Sot jemi duke e bërë…

Lajme

08/08/2024 13:04

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka qëndruar sot në Mitrovicë ku po bëhet testimi i stabilitetit të Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se ky testim do të përfundoj sot ndërsa raporti se a është stabile apo jo ura për qarkullimin e automjeteve do të jetë gati pas 2-3 ditësh.

“Sot jemi duke e bërë testimin e stabilitetit të urës, me një kontratë që kemi filluar para dy ditëve. Në fillim e kemi kry të gjithë pjesën e gjeometrisë së urës, sot jemi duke i bërë testimet e stabilitetit me ngarkesa. Gjatë ditës përfundon ky si proces dhe besoj brenda dy tri ditëve do ta kemi një raport final I cili konstaton se ura është stabile apo jo për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë Durmishi.

Qeveria e Kosovës tash e disa ditë po punon në hapjen për qarkullim të Urës së Ibrit, ndonëse kjo nuk po përkrahet nga SHBA-të, BE-ja dhe vendet aleate të Kosovës.