Durmishi flet për raportin me Liburn Aliun: Nëse nuk takohemi çdo ditë, bisedojmë në telefon

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot ka folur për përgjimet të cilat janë publikuar ditë më parë e ku dyshohej për një aferë korruptive brenda ministrisë ku ai bën pjesë.

Lajme

08/06/2022 23:04

Deri sa ka thënë se nuk mund të garantojë për askënd tjetër përpos vetes, Durmishi ka thënë se kërkon që Prokuroria dhe Gjykata të bëj punën e saj dhe të kryhen hetime në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.

Durmishi është pyetur edhe për raportet e tij me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi që është supozuar se bëhet fjalë për një “përçarje” mes tyre.

“Jo ne i kemi raportet shumë të mira, tepër të mira. Shikuesit e dinë, ne e kemi një histori shumë të gjatë me ministrin Liburn Aliu. Jemi themelues të Lëvizjes Vetëvendosje, kemi qenë të burgosur politik bashkë, unë kam qenë në Union të Studentëve në 97-ën, 98-ën kur Liburni ka rënë në burg. Kemi qenë bashkë në komunë, jemi bashkë në ministri”, ka thënë Durmishi në ATV.

Ai ka thënë se edhe nëse nuk takohet çdo ditë me ministrin Aliu, bisedojnë në telefon çdo ditë. /Lajmi.net/