Durmishaj merr dokumentacionin nga FSFH, do t’i bashkohet kombëtares së Greqisë

Sulmuesi Fiorin Durmishaj ka befasuar me zgjedhjen e tij të fundit.

Sport

24/03/2019 14:44

Durmishaj përfundimisht ka vendosur që të përfaqësoj kombëtaren Greke të futbollit, pasi luajti deri në U-21 me kombëtaren e Shqipërisë.

Sot, sulmuesi nga Vlora ka pranuar dokumentacionin nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe tashmë pritet të debutojë me Greqinë në ndeshjen kundër Bosnjës, përcjell lajmi.net.

Mediet greke raportojnë se Anstasiadis e ka ftuar shtatlartin nën urdhrat e tij. Durmishaj paraqitet në kampionatin grek me skuadrën e Panionios.

Mbetet të shihet nëse ai do të startojë në ndeshjen që kombëtarja helene e luan kundër Bosnjës dhe Hercegovinës. /Lajmi.net/