Durant zyrtarizohet tek Brooklyn, vjen me një ndryshim të madh

Ylli i NBA, Kevin Durant, ka zyrtarizuar transferimin e tij tek Brookly Nets.

Sport

08/07/2019 14:45

KD ka vendosur që të mos vazhdojë karrierën e  tij me Golden State, duke iu bashkuar skuadrës së Brooklyn Nets.

Tek Nets, Durant do të krijojë tandemin me Kyrie Irving, ku pritet të hapin shumë telashe për skuadrat e tjera.

Durant nënshkroi një kontratë 164 milionë dollarëshe, e cila e mban atë për katër vite në Brooklyn.

Por, në zyrtarizimin e KD, është vërejtur një ndryshim mjaft i madh, i cili shihet në fanellën e basketbollistit.

Ky sezon do të jetë i pari që Durant nuk luan me numrin 35, por do të bart numrin 7 në fanellë. /Lajmi.net/