Durant ultimatum Brooklyn Netsis – ose mua, ose Nashin

Kevin Durant lëshoi ​​një ultimatum për Brooklyn Nets – zgjidhni midis meje ose trajnerit Steve Nash dhe menaxherit të përgjithshëm Sean Marks. Sipas raportimeve, 33-vjeçari nuk beson në drejtimin e klubit në duart e Marks dhe Nashit. Mediet në Angli, më saktësisht The Athletic, raportojnë për një takim në mes të tij dhe presidentit të…

Sport

09/08/2022 13:20

Kevin Durant lëshoi ​​një ultimatum për Brooklyn Nets – zgjidhni midis meje ose trajnerit Steve Nash dhe menaxherit të përgjithshëm Sean Marks.

Sipas raportimeve, 33-vjeçari nuk beson në drejtimin e klubit në duart e Marks dhe Nashit.

Mediet në Angli, më saktësisht The Athletic, raportojnë për një takim në mes të tij dhe presidentit të klubit, transmeton lajmi.net.

Temë diskutimi në këtë tryezë ishte pa dyshim situata që është duke kaluar klubi gjatë kësaj kohe.

Durant, aktualisht duket i pakënaqur dhe kërkon reforma brenda skuadrës.

Toronto Raptors, Miami Heat dhe Boston Celtics janë raportuar si alternativa të mundshme për Durant.

Të shtunën ishte përvjetori i një viti kur Durant nënshkroi kontratë katërvjeçare, 198 milionë dollarë me Nets. /Lajmi.net/