Durant flet për vrasjen e George Floyd

Kevin Durant ka thënë disa fjalë për vrasjen e George Floyd.

Sport

07/06/2020 14:45

Sportistët nga e gjithë bota po përkrahin fushatën ‘Black Lives Matter’, fushatë kjo e nisur pas vrasjes mizore të George Floyd, nga një polic i Minneapolis.

Në mesin e sportistëve që kanë reaguar së fundmi futet edhe ylli i NBA, Kevin Durant.

Ai është shprehur jashtëzakonisht i mërzitur me ndodhitë e fundit dhe ka thënë se ishte e tmerrshe të shihje një gjë të atillë.

“Ishte e tmerrshme ta shihje atë, sidomos kur vjen nga njerëzit që supozohen të jenë në mbrojtjen tonë”, ka thënë Durant, transmeton lajmi.net.

KD nuk ka qenë aktiv këtë vit në parket, pasi vuajti nga një lëndim i rëndë që pësoi sezonin e kaluar.

Megjithatë, jashtë parketit, basketbollisti po ngrit zërin për barazinë racore. /Lajmi.net/