Durant dhe Irving nuk do të udhëtojnë drejt Orlando për rifillimin e sezonit

Sezoni i NBA do të rifillojë në qytetin e Orlandos, me versionin e 22 skuadrave.

Sport

06/06/2020 19:15

Brooklyn Nets do të jetë një prej skuadrave që do të rikthehet në sezon, dhe me këtë fakt, vëmendje e madhe binte mbi Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

Durantula mungoi gjatë gjithë sezonit, si pasojë e një lëndimi të pësuar në fundin e sezonit të kaluar, kurse Kyrie pati problemet e tij përmes sezonit.

Mendohej se dyshja do të kthehen në parket për fazën finale të sezonit, por sipas raportimeve të Shams Charania, asnjëri nuk do të luajë më këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Kyrie dhe KD po përgatitën për sezonin e ri, për të dominuar konferencën e lindjes me skuadrën e Nets.

Raportime të ndryshme insistojnë se Bradley Beal do t’i bashkohet dyshes për të formuar një treshe të madhe në Brooklyn. /Lajmi.net/