Dunga lë jashtë Oscarin

Ndonëse duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga ka lënë jashtë yllin e Chelseas, Oscarin sa i përket ndeshjeve në Copa America që do të mbahen në Kili.

Sport

05/05/2015 17:26

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga ka lënë jashtë skuadrës së tij yllin e Chelseas, Oscarin.

Dunga nuk e ka vendosur Oscarin në mesin e 23 futbollistëve të cilët janë ftuar nga Brazili që të marrin pjesë në Copa America, turne ky që do të mbahet në Kili.

Ja lista e të ftuarve nga Dunga:

Portierë: Jefferson, Diego Alves. Marcelo Grohe

Mbrojtësit: David Luiz, Marquinhos, Thiago Silva, Miranda, Danilo, Fabinho, Marcelo, Filipe Luis

Mesfushorë: Luiz Gustavo, Fernandinho, Elias, Casemiro, Everton Ribeiro, Douglas Costa, Willian, Coutinho

Sulmuesit: Neymar, Diego Tardelli, Robinho, Roberto Firmino