Dumoshi-Lekajt: Deri kur do t’i sakrifikoni interesat e qytetarëve për përfitime elektorale

Shefja e stafit të kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Lajme

08/12/2016 18:59

“Pal Lekaj po kërkon nga BE-ja: “ose na i hiqni vizat ose shkarkojeni Qeverinë”! Modest në të gjitha aspektet Pali, i cili siç duket nuk e kupton që të dy këto procese janë në dorën tonë. Qeveria do të vazhdoj punën e saj në shërbim të plotë të qytetarëve, ndërkaq Pali me shokë duhet të vendosin se deri kur do t’i sakrifikojnë interesat e qytetarëve të vendit, për përfitime ekskluzivisht elektorale”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në Facebook.

Lexoni edhe:

Pal Lekaj: BE-së i kërkojmë, liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë!