Dumoshi – Gërvallës: Puna e ministrit të shëndetësisë po rikthehet drejt infektimit gjithandej nëpër Kosovë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila përgëzoj punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Lajme

27/08/2021 17:13

“Ministrja e jashtme na paska thure vargje lëvdatash, vargje koti. Jeni të ligë, fjalët nuk të ndihmojnë dot Donikë. Të dy bashkë shembull i së keqes brenda e jashtë”, ka shkruar ajo, transmeton lajmi.net.

Më tutje Dumoshi,  kritikoi punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thëne se profesioni i Arbenit e diferencoi realitetin, e bëri dështim, ku gjatë ditëve të fundit ministria e cila udhëhiqet  nga ai është e heshtur dhe nuk po janë të zot ta menaxhojnë situatën më pandeminë COVID-19.

Dumoshi kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti ku sipas saj Kurti me vepra artistike po bën  ngushëllim për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. /Lajmi.net/