Dumfries për thashethemet që e lidhin me Chelsea: Sigurisht është një kompliment

Denzel Dumfries pranon se është një kompliment të lidhesh me Chelsean dhe skuadrat e tjera të Premierligës, por holandezi nuk është i fokusuar në asgjë përveç kombëtares dhe Interit. Mbrojtësi i krahut të djathtë u emërua lojtari i ndeshjes nga FIFA pas fitores 3-1 ndaj SHBA-së pasditen e sotme, pasi ai dha asistime për Memphis…

Sport

03/12/2022 23:49

Denzel Dumfries pranon se është një kompliment të lidhesh me Chelsean dhe skuadrat e tjera të Premierligës, por holandezi nuk është i fokusuar në asgjë përveç kombëtares dhe Interit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u emërua lojtari i ndeshjes nga FIFA pas fitores 3-1 ndaj SHBA-së pasditen e sotme, pasi ai dha asistime për Memphis Depay dhe Daley Blind në pjesën e parë përpara se të shënonte vetë të tretin.

Kjo performancë e rriti më tej profilin e tij në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe rriti edhe çmimin e tij, i cili ishte tashmë në rajonin prej 50 milionë euro edhe para këtij turneu.

Destinacioni i tij i ardhshëm po flitet të jetë Chelsea.

“Sigurisht që është një kompliment”, tha Dumfries për ‘The Athletic’ kur u pyet konkretisht për lidhjet me Chelsea.

“Por kur vesh fanellën e ‘Nerazzurrëve’, kjo është gjithashtu një kompliment i madh.

“Jam i fokusuar te kombëtarja dhe luaj për një klub shumë, shumë të bukur në Itali. Jam shumë krenar që mund të luaj për Interin, kështu që nuk jam i fokusuar në asgjë tjetër përveç kombëtares dhe Interit”.

Prej disa muajsh është përfolur se Dumfries është zgjedhja e parë që Interi të shesë për të mbledhur fonde të reja.

26-vjeçari u ble nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2021 për vetëm 14.25 milionë euro si zëvendësim për Achraf Hakimi.

Marokeni u shit me një fitim të madh te PSG dhe Interi shpreson të bëjë të njëjtën gjë me Dumfries./Lajmi.net/