Dukja e Kim Kardashian ndër vite për “Halloween”
Kim Kardashian solli fotografi nga festa e "Halloween" ndër vite.

ShowBiz
31 tetori njihet edhe si “Nata e Halloween”, ku shumëkush maskohet në mënyra të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Disa preferojnë që të duken të frikshëm në këtë natë, kurse disa të tjerë shndërrohen në personazhe të ndryshme.
Ylli televiziv, Kim Kardashian ndër vite është shfaqur me dukje të ndryshme, duke u paraqitur si shumë personazhe.
Ajo hapi arkivën e fotografive të “Halloween”, duke ua rikujtuar fansave disa prej dukjeve të saj ndër vite.
Në këto imazhe, shihet se Kim i kushtoi gjithmonë kujdes të veçantë dukjes në këtë ditë dhe arriti të marrë vëmendje me paraqitjet.
Ajo ende nuk ka treguar se si ka vendosur të maskohet këtë herë, por dukjet e viteve të tjera lënë fansat në pritje rreth asaj se si do ta shohim atë sonte (31 tetor). /Lajmi.net/