Duke shkuar për në punë e gjeti dhelprën të vdekur, por kur u kthye e gjeti të gjallë

1:11 | 20 Qershor 2014

Dhelpra e gjallë

Një burrë ishte duke shkuar në punë me biçikletë një ditë kur ai kishte vërejtur në anën tjetër të rrugës një dhelpër të gjorë që qëndronte e ngordhur në tokë.

\”Këtë mëngjes gjatë udhëtimit tim me biçikletë për në qytet unë hasa në këtë dhelpër që sapo ishte goditur nga një makinë. Sytë e saj po hapeshin dhe mbylleshin ngadalë, ajo dridhej pa kontroll dhe zemra po i rrihte jashtë gjoksit. E gjitha çka unë dëshiroja ishte që ta ndihmoja atë, por unë shpejt e kuptova se nuk kisha më se çfarë të bëja kështu që unë u ula pranë saj dhe i dhash ngrohtësinë dhe shoqërinë time gjë që mendoj se unë do ta kisha vlerësuar shumë nëse do të gjendesha në atë situatë. Ajo i mbylli sytë dhe dridhjet iu qetësuan dhe teksa unë i ledhatova kokën të vogël për ta ngushëlluar, unë në të vërtetë pashë rrahjen e fundit të zemrës së saj. U prefsh në paqe, do t\’i mungosh botës.\”

Por pastaj, 8 orë më vonë, burri u kthye dhe ndodhi e pabesueshmja. Dhelpra ishte ende gjallë!

Dhelpra kishte gjetur disi forcën për të vazhduar, kështu që burri e kishte marrë atë dhe e kishte dërguar atë në spitalin më të afërt për kafshët. Aty është duke u shëruar dhelpra dhe pjesa tjetër e historisë së tij mbetet për tu treguar!