“Duke pritur për picën time”, Morena provokon në të brendshme

Morena erdhi atraktive në pozën me të brendshme.

ShowBiz

27/10/2020 15:45

Morena Taraku është emër që komentohet shumë për paraqitjet që bën në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo është goxha e ndjekur në rrjete sociale, në të cilat ekspozon jetën luksoze që e bën dhe tregon vendet, në të cilat udhëton.

Së fundi, këngëtarja publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me të brendshme të zeza, duke vënë në fokus fizikun e përsosur.

“Duke pritur për picën time”, ka shkruar ajo, kurse nuk munguan komentet e pëlqimet e shumta nga ndjekësit.

Kënga e fundit e Morenës është “Bad Boy”, të cilën e solli në bashkëpunim me Stresin, ndërsa pritet që shumë shpejt të rikthehet me tjetër projekt. /Lajmi.net/

YouTube player