Dukagjini qëndron në Superligë, Malisheva luan në barazh kundër Vushtrrisë

Është mbyllur baras ndeshja mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Sport

22/05/2022 17:00

Dukagjini ka marrë një pikë të artë në udhëtim kundër Malishevës, për të siguruar mbijetesën, shkruan lajmi.net.

Skuadra nga Klina, përmes një barazimi pa gola ka siguruar qëndrimin në Superligë, kurse nikoqirët i çoi në barazh.

Malisheva do të luajë në barazh kundër skuadrës së Vushtrrisë, e cila dje mposhti Lirinë.

Me një fitore eventuale, Malisheva do të shmangte këtë barazh, por nuk arritën të gjenin golin. /Lajmi.net/