Dukagjin Gorani: Gjendja po shkon drejt ashpërsimit, mund të kemi trazira

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje Dukagjin Gorani vlerëson se qëllimisht janë bërë publike xhirimet nga burgu ku ndërroi jetë Astrit Dehari, që në këtë mënyrë të prodhohet një gjendje paqartësie.

Lajme

11/11/2016 21:45

Siç thotë ai, kjo tendencë po zhvillohet me një qëllim të vetëm, që të hiqet faji prej vetes dhe përmes mjegullës t’i hiqet rëndësia publike.

“Xhirimet që kanë qenë në pronë të autoritetve publike, pra policore, qëllimisht kanë rrjedh dhe u janë dërguar mediave për të prodhuar një gjendje të paqartësise. Ky është qëllimi i pushtetit që vrasjen e Astritit ta shndërroj në fatkeqësi. Diskursi që po vërehet në publik është diskurs i agresionit”, shprehet Gorani në Argument Plus, transmeton lajmi.net.

Gorani thotë me tej se nga kjo situatë të krijohet përshtypja që shteti i ka shpall luftë shoqërisë, dhe se një pjesë e madhe e shoqërisë ndodhet në agresion.

“Kjo po shkon t’u e ashpërsu shumë situatën dhe  shumë shpejtë mund të vijmë deri në trazira”.

Ndërsa duke e komentuar padinë që avokati Gashi e bëri sot ndaj personave që lejuan publikimin e videove nga burgu i Prizrenit, ai u shpreh i sigurt se për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharti, askush nuk do të merret.

“Nuk do të ketë hetime, unë besoj që Tomë Gashi ka bërë mirë por e dimë që askush s’do të merret me këtë rast nga ky sistem politik sepse nuk është në interes të tyre lëndimi i vetës por lëndimi i VV-së”, tha ai ndër tjerash./Lajmi.net/