Dukagjin Lipa viziton Çekinë, takohet me ambasadorin shqiptar

Dukagjin Lipa dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar Çekinë në fundjavë.

ShowBiz

11/11/2019 18:22

Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa janë mjaft aktiv në rrjete sociale ku nuk ngurrojnë të ndajnë imazhe me ndjekësit e tyre, shkruan lajmi.net.

Prindërit e yllit Dua Lipa fundjavën që shkoi i kishin bërë një vizitë Çekisë ku gjatë vizitës së tyre janë takuar edhe me ambasadorin shqiptar në Çeki Arbër Vllahiun.

“Praga natën. Faleminderit zotëri Ambasador që na treguat këtë qytet të bukur”, ka shkruar mes të tjerash Lipa pranë imazhit që ka ndarë me ambasadorin shqiptar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4p45QwhqDM/