Duka: Përballja me Serbinë mund të ketë histori të hidhura

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka paralajmëruar se të enjten mund të ketë edhe histori të hidhura për shqiptarët.

Sport

06/10/2015 23:14

Duka është personi i radhës që e ka potencuar se ndeshja me Serbinë duhet të merret vetëm si lojë futbolli e asesi ndryshe.

“Ndoshta dikush në stadium do të shtrëngojë dhëmbët se mund të ketë histori të hidhura. Por, le ta përjetojmë si lojë dhe jo si një hakmarrje”, ka thënë Duka.