Duka “gozhdohet” edhe nga Ballistët
Pas “Tifozat Kuq e Zi” të cilët bojkotuan takimet e kombëtares si vendase, edhe tifogrupi tetovar “Ballistët” ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael në “Elbasan Arena”.

Sport
Me anë të një statusi në faqen e tyre në Facebook, mbështetësit e zjarrtë të Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares shqiptare, kanë cilësuar FSHF-në dhe forcat e rendit si kancerin e kombëtares.
Ata kanë bërë një krahasim me historinë e Shqipërisë, duke thënë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka edhe një Avni Rustemi.