Duka: Duhet të fitojë futbolli, sot merren vendime tepër të rëndësishme

Ka nisur Asambleja e 7-të e Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sport

07/02/2018 10:40

Në hapje të Asamblesë së 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit, fjalën e mori presidenti aktual i FSHF, Armand Duka, i cili u shpreh:

“Duhet të fitojë futbolli. Të gjithë bashkë mund ta çojmë përpara progresin e deritanishëm. Kam bindjen e palëkundur që kjo asamble do t’i japë një shtysë akoma më të madhe ambicieve tona. Sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar”.